Gjatë ditës së sotme doli në qarkullim emisioni i përbashkët i pullave “Shqipëri- Slloveni”, me tematikë ‘Ekoturizmi’.
Kjo pullë është simbol i bashkëpunimit të gjatë dhe të shkëlqyer mes dy postave homologe dhe marrëdhënieve midis dy vendeve tona.
Posta Shqiptare shprehet se është krenare që nëpërmjet kësaj pulle promovohet një nga pasuritë e rralla të natyrës shqiptare, Ishulli i Zvërnecit në Lagunën e Nartës, si imazh përfaqësues i Shqipërisë”.
“Ndërsa Sllovenia përfaqësohet me një nga ishujt e saj lumorë dhe liqenorë, konkretisht ishullin në liqenin Cernika”, thekson Posta Shqiptare.
Shto koment