Welcome to Vlora

Del analiza mjeko-ligjore. Vajza në Brataj nuk është përdh*nuar nga grabitësi. Dyshime për një djalë, dhe për babain

Selenicë- Fakte të reja nga ngjarja në Selenicë. Ka dalë përgjigja mjeko-ligjore për vajzën 17-vjeçare të familjes nga fshati Brataj e cila u mbajt peng për 4 orë nga një person, u grabitën dhe u ngritën akuza se ai kishte përdhunuar një nga vajzat.

Analiza mjeko- ligjore ka vërtetuar se vajza e mitur nuk është përdhu nuar nga grabitësi 38-vjeçar siç pretendohej.

Burime për media bëjnë me dije se, vajza e mitur, disa ditë më parë se të ndodh ngjarja, ka qenë larguar nga banesa me një djalë, për të cilin familja e ka denoncuar në polici. Një tjetër detaj është se vajza kur ka qenë 14 vjeçe ka denoncuuar babain e saj për abuzim s e ksual.

Edhe pse e gjithë familja ka deklaruar se vazja është përdhu nuar, policia nuk do të ndjekë penalisht familjen për mashtrim pasi dyshohet se ata kanë probleme të shëndetit mendor.

Kujtojmë që dy ditë më parë autori Vitrin Çobaj 38 vjeç, ka mbajtur peng familjen në fjalë dhe u ka grabitur atyre disa para. Megjithatë ngjarja është nën hetim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.