Çmimi i naftës pritet të ketë rritje, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
Ministrja nënvizoi nga Bilishti se kjo rritje do të vazhdojë edhe për 6 muaj të tjerë.
“Në fakt tregu i monopolizuar nuk shfaq këto parametra. Çmimet e bursës dhe nënproduktet ka muaj që janë në rritje. Ka që në 2020 që ka nisur një rritje do të vazhdojë për 6 muaj të tjerë. Detyrimisht do ketë rritje të çmimit të naftës”, u shpreh ajo.
Për këtë situatë, ministrja theksoi se qeveria mund të ndërhyjë me politika mbështetëse kur ka rritje të qëndrueshme.
“Këtë 6 mujor do shohim si do ecë rritja e çmimit të naftës, jemi me monitorim. Ende asnjë politike për rimbursim të politikës së naftës, siç kanë bërë vendet jashtë”, u shpreh ajo.
Ministrja bëri me dije se ditën e sotme do të publikojë një analizë të caktuar për peshën e taksave dhe naftës.
Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur së fundmi, duke kapur vlerën 194 lekë për litër. Për qytetarët ky çmim është i papërballueshëm.
Shto koment