Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka ngritur shqetësimin e rritjes së çmimit të naftës, i cili, me vendimin e ri të Bordit të Transparencës arriti në 258 lekë.
Sipas tij, ky çmim duhet të kundërshtohet përmes protestave, përndryshe, me këtë ritëm, do të shkojë 350 lekë.
Postimi:
Çmimi i naftës në rekorde historike.
260 lekë për një litër naftë. Fermerët, industria duhet të fikin automjetet që përdorin për punë. Ti ngrenë në tako dhe të ngrenë sytë nga qielli. Kjo u ka mbetur.
Në fakt këto janë efektet e shifrave që përmendte Banka Botërore pak ditë më parë “Shqipëria, vendi me paketën më të vogël të ndihmën për krizën e çmimeve”.
Jo vetëm që nuk jep asnjë lek nga taksat e shqiptarëve për ti ndihmuar në këtë kohë të vështirë, por ne jemi vendi me taksat më të larta për një litër naftë. Marrëzi.
Vetëm kryeministër i Partisë Socialiste nuk është ky.
Ne nuk duhet ta ulim më kokën, duhet të ngrihemi në protesta se ndryshe çmimi jo 260 lekë por do shkojë 350 lekë!
E dëgjuat kryeministrin sesi ditën që nafta shkon në nivele rekord fliste për çmimin e energjisë elektrike. Papërgjegjshmëri. Përse nuk flet kreu i kësaj mazhorance sesi janë mbushur arkat e shtetit për shkak të rritjes së çmimeve që sjell më shumë para në buxhet nga taksat. Çfarë bën me këto para shtesë Rama? I ka rritur pagën administratës? Sigurisht jo!
Ka indeksuar çmimet për familjarët? Sigurisht jo.
Asgjë nuk ka bërë për familjet por menjëherë mblodhi ministrat e vet për të bërë indeksimin e rritjes së çmimeve për punët publike
Shto koment