Welcome to Vlora

Blendi Fevziu lajmëron kaos: Nëse vidhen votat dukshëm, do jetë fatale për Shqipërinë

Proactively envisioned multimedia based expertise and cross-media growth strategies. Seamlessly visualize quality intellectual capital.

Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit nuk mendon se do të vidhen vota në mënyrë mjaft të dukshme. i ftuar në “Zonë e lirë”, Fevziu tha se këtë herë, ajo që ka më shumë rëndësi është që të mos ketë vjedhje votash, sepse Shqipëria mund të futet në kaos.

Sipas Fevziut, nëse do ketë vjedhje masive të votave, vendi do të përfshihet në një situatë të dalë jashtë kontrollit që do të jetë fatale për vendin.

“Mendoj ndryshe nga Batoni për çështjen e mandatit, atë të mandatit të katërt as nuk i hyj fare. Mendoj se Rama nuk e ka aq të thjeshtë të marri mandatin e tretë, votimi kryesor në këtë rast nuk do jetë a do vijë Luli, shqiptarët do shkojnë të votojnë nëse Rama i ka qeverisur mirë apo keq. Ideja e mungesës së lidershipit vazhdon të ekzistojë. Unë mendoj që dy mandate janë një kosto e madhe për PS, nëse nuk e amortizon dot këto kosto, do t’i humbi zgjedhjet. Nëse në këtë vend do shkojnë dhe do vidhen votat dukshëm, shpresoj që këtë herë nuk do ndodhi më, do rrezikojmë të hyjmë në një kaos dhe në një situatë që do dali jashtë kontrollit dhe do ishte fatale për Shqipërinë. Nuk besoj se do ketë vjedhje zgjedhjesh,”- tha Fevziu.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.