Welcome to Vlora

Berisha: Mbështesim biznesin e vogël, pedagogët e studentët! U bëj thirrje të bëhen gati për grevë

Sali Berisha, tha se PD mbështet të gjitha shtresat sociale, duke u bërë thirrje të ngrihen në protesta.

“Biznesi i vogël, së pari garantoj se nga 200 lekë që paguan energji, do zbresë aty ku ishte, te 60 lekë. Pra, do të ulet me tre herë, çmimi i energjisë. Kjo jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjitha bizneset në Shqipëri.

Së dyti, biznesi i vogël do ketë lehtësira shumë të mëdha fiskale. Do hiqet taksa mbi të. Do kalohet për sigurimet shoqërore në nivelin 10 përqind.

Mbi të gjitha do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë, që kanë krijuar bizneset e tyre do vrarë qindra e mijëra biznese të vogla. Bizneset e tyre bëjnë evazion dhe vrasin konkurrencën. I bëj thirrje biznesit të vogël të përgatitet për grevë të përgjithshme,” tha Berisha.

“PD mbështet me gjithë fuqinë e saj sindikatën e pedagogëve. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe jetike për të shpëtuar rrokullisjen e madhe të sistemit arsimor. PD do i mbështesë protestat dhe u bën thirrje mësuesve që të bashkohen me protestën e tyre dhe të përgatiten për një grevë të përgjithshme që do trondisë nga themelet regjimin monist. U bën thirrje edhe studentëve dhe gjimnazistëve që të mbështesin protestën e 5 tetorit si protestë e të gjithë sistemit arsimor,” tha Berisha.

“Do përgjysmohen kostot e arsimimit për studentët. Do ketë bursa dhe mesatarja do shkojë aty ku ka qenë. Do bëhet gjithçka për krijimin sa më shumë të vendeve të punës, për nxitjen e bizneseve të të rinjve, për kualifikimin e tyre, për arsimin e tyre profesional. Ne, të dashur studentë, i bazojmë premtimet edhe te arritjet tona”, iu drejtua Berisha edhe studentëve.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.