Welcome to Vlora

Berisha : Do të dyfishojnë rrogat e punonjësve,do merrni tapitë përfundimtare

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim online me qytetarët u zotua se do të dyfishojnë rrogat e punonjësve të shëndetësisë.

Ai shtoi se do të garantojnë buxhet mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë.

“Do bëjmë gjithçka, që mjekë të shquar shqiptarë, të rikthehen kundrejt stimujve që u takojnë. Pra, sot shërbimi shëndetësor në Tiranë, renditet në dhjetëshen e fundit në botë dhe kjo është një katastrofë e vërtetë,” – u shpreh Berisha.

Kryedemokrati pretendoi se situata në shëndetësi do të ndryshojë me shpejtësi në vitet e pushtetit të PD-së.

Sali Berisha thotë se situata në vendin tonë do të ndryshojë kur qeverisjen ta marrë PD. Në bashkëbisedimin me qytetarët, u shpreh se problemit me legalizimet e shtëpive do t’i vijë fundi pasi qytetarët do të marrin tapitë e shtëpive.

“Është një problem i bërë bajat nga mashtrimet e pafundme të kësaj qeverie. Garantoj se do t’i jepet fund me një skemë të thjeshtë dhe ata që kanë marrë fletushka nuk do marrin më fletushka të përkohshme por tapitë përfundimtare të shtëpive të tyre”, tha Berisha.

Sa i përket votimit të emigrantëve, Berisha u shpreh se do të votojnë të gjithë online ose me postë, si ata që kanë dokumente te rregullta, si të tjerët që nuk kanë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.