Welcome to Vlora

Berisha fton shqiptarët të përmbysin regjimin: Drejt protestës së përgjithshme

Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike ka ftuar të gjithë qytetarët që të ngrihen dhe të përmbysin regjimin.

Në një deklaratë për mediat Berisha thase situata po bëhet gjithnjë dhe më dramatike, prandaj ka ardhur momenti që të gjithë shqiptarët të ngrihen dhe të shkohet drejt një proteste përgjithshsme popullore.

Po shkohet drejt një situatë gjithnjë e më dramatike, drejt një situatë në të cilën qytetarët shqiptarë janë të ftuar të ngrihen për të përmbysur këtë regjim. Protesta vazhdon. Ju e keni parë fuqinë e saj në parlament, do të deversifikohet, do shkohet drejt një protestë  të përgjithshme popullore” , tha Berisha, teksa më tej u pyet se çfarë do të bëjë Partia Demokratike më 8 dhjetor, ditë kur socialsitët do të mbajnë Kuvendin.

“Një maskë mofioze nga Edi Rama ajo që bën ai, ndërsa partia Demokratike do të vazhdojë traditën e saj, të përmbysë diktatorin”, u përgjigj ish-kryeministri.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.