Welcome to Vlora

Bënte “namin” duke vjedhur në banesa, arrestohet 35-vjeçari vlonjat

 Vihen në pranga 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 35 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. H., 64 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
• Më datë 01.04.2022, dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e shtetasit N. H.
• Më datë 21.04.2022, dyshohet se ka vjedhur 2 televizorë dhe një korrëse bari, në banesën e shtetasit Z. H.
• Më datë 18.05.2022, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, 3 aparate celularë dhe një objekt dekorativ, në banesën e shtetasit B. M.

vijon….

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.