Welcome to Vlora

Atentati në mes të ditës në Vlorë, deputeti socialist: Ngjarje sporadike por nuk ndikon në turizëm

Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë i ftuar deputeti i PS Ilir Metaj, për të folur rreth turizmit në Vlorë por edhe për ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në qytetin bregdetar ku u vranë në një atentat dy persona.

Metaj tha se kjo është një ngjarje sporadike megjithatë nuk ndikon aspak në turizëm.

Ndërkohë ai shtoi se Vlora është “pushtuar” këtë vit nga tursitët e huaj.

Ilir Metaj: Ngjarje të tilla tragjike nuk ndikojnë në turizëm, janë sporadike dhe është për të ardhur keq kur mëson që një nga viktimat ka qenë i arrestuar nga policua dhe më pas i lënë I lirë nga gkykata.

Të vjen keq kur Policia bën punën e saj për persona me rrezikshëmi shoqërore .

Nëse do vuanin dënimin do të ishin gjallë. Janë ngjarje tragjike ndodhin por s’ka të bëjë me fluksin që po jeton Vlora.

Po ka patur një ngerc në menaxhimin e pastrimit, mes bashkisë dhe firmës. Është një ceshtje ku secila palë pretendon se ka të drejtë.

Vlora është qyteti më i vetë orientuar në turzimin shqiptar, ka një ecje me ritëm të kënaqshëm të biznesit privat. Vlora është në vendet më të mira sa i takon destinacioneve.

Qyteti I Vlorës është ruajtur nga mania e rritjes së çmimeve. Prisja të kishte një numër të madh pushuesish. Vlora është e pushtuar nga turistët italianë, gjermanë, norvegjezë./FAX NEWS

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.