Welcome to Vlora

Arben Ahmetaj thyen heshtjen, flet për gjobëvënie: Nuk kam udhëtuar kurrë me Klodian Zoton dhe as kam përdorur kartën e tij!

Ish-ministri Arben Ahmetaj reagon për herë të parë pas akuzave që i janë veshur atij publikisht, ndikuar dhe nga një kallëzim që është depozituar në SPAK me pretendimin se dy prokurorë të kësaj strukture nuk kanë hetuar qëllimisht politikanin socialist.

Në një reagim këtë të enjte, Ahmetaj flet për mundësinë e një gjobëvënie, pasi “dikujt” mund të mos i kenë pëlqyer qëndrimet e tij zyrtare. AI mohon çdo udhëtim, njohje apo përdorim të akrtave të kreditit të Klodian Zotos.

“Nuk janë dokumenta origjinale. As kam udhëtuar e as kam përdorur kartën e ndokujt. Nuk kam asnjë lidhje me procedurën. Dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e mia zyrtare si ministër. Ndoshta bëhet fjalë edhe për gjobëvënie.

Nuk kam udhëtuar kurrë me Zoton dhe as kam përdorur kartën. Një tufë me media i marrin të mirëqena letrat. Unë kam udhëtuar vetëm me miq dhe ish miq të mi, e Zoto nuk është as njëra as tjetra”, ka deklaruar Ahmetaj për TPZ.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.