Welcome to Vlora

Anije me qira në Triportin e Vlorës për prodhim të energjisë, marrëveshja me SHBA-në

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë theksoi se, Shqipëria ka marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorë dhe do të shërbejnë për prodhimin e energjisë elektrike.

“Kjo i jep një frymëmarrje, në aspektin që detajet do i japim në ditët në vijim kur të kemi anijet e ankoruara nga Triport, me mbështetje dhe të ambasadores Kim, kemi arritur marrëveshje për të marr me qira 2 anije të prodhimit të energjisë elektrike, deri sa TEC të vihet në punë, janë termocentrale lundruese dhe kjo është një arritje e madhe, se do na garantojë edhe gjatë periudhës së verës që ne të kemi një pavarësi energjetike që do të prodhohet nga këto, sigurisht e kufizuar”, tha Balluku.

Balluku bëri me dije se do të ndërtohet një tubacion gazi nga Vlora në Fier.

“Ndërtimi tubacionit të gazit nga Vlora në Fier, pra dikur mendoheshe që do kishim nga Fieri në Vlorë, por është parashikuar ndërtimi i një tubi me 2 kahe, i cili në të ardhmen jo përdoret jo vetëm nga gazsjellësi TAP, por do të ketë mundësi që të injektojë gazin e lëngshëm në gazsjellësin TAP, kjo është pjesa më fizibël i këtij projekti që amerikanët janë më të interesuarit dhe që do të ketë patjetër sukses”, theksoi Balluku.

Një nga anëtarët e grupit të punës, Arbër Avrami tha se kapaciteti i një prej këtyre anijeve është 114 megawat në orë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.