Welcome to Vlora

Angli “Skifteri” vlonjat, grabiti 10 milion paund sende, paguan vetëm 1 paund

Një shqiptar i cili është dënuar nga një gjykatë angleze për grabitjen e 200 shtëpie e nga ku marrë sende me vlerë 10 milion stërlina, duhet të paguajë mbrapsht vetëm 1 paund.

Ky është vendimi gjykatës për Astrit Kapajn,  grabitësin shqiptarë me origjinë nga Gjormi Vlorës.

Kapaj u dënua me 14 vite burg në vitin 2019 dhe për mos-gjetjen e sendeve të grabitura apo parave në bankë e asete në Shqipëri, do të duhet të paguajë vetëm 1 stërlinë.

Sipas gazetës The Sun që i referohet Top Channel, Astrit Kapaj besohet se përfitoi nga grabitjet 10 milion stërlina gjatë periudhës kohore 11 vjeçare, në vjedhjen e shtëpive të personave VIP në zonën e Wembly në Londër.

Megjithatë për mungesë asetesh, ndaj tij u lëshua një urdhër sekuestroje prej vetëm 1 paund.

Kapaj u përfshi në grabitjen e shtëpisë edhe të ish sulmuesit të Arsenalit  Nicolas Anelka, i cili e gjëmojë me vrap “skifterin” vlonjat.

David Spencer, nga qendra e parandalimit të krimeve thotë për The Sun se ku vendim për të paguar 1 paund është qesharak dhe ofendues për viktimat e grabitjeve të Kapajt.

Ndërsa prokuroria mbretërore angleze CPS deklaroi se “nëse ne do të mund të gjejmë fonde të tjera të atij ne do të aplikojmë përsëri në mënyrë që ai të ri-paguaj”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.