WelcometoVlora

Qeveria shqiptare miraton vendimin për Aeroportin e Vlorës, ndërtimet priten të nisin së shpejti

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për nisjen e e projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nga konsorciumi, pjesë e të cilit është edhe kompania e politikanit Kosovar Behgjet Pacolli.

Punimet priten të nisin së shpejt dhe do të jenë të ndara në disa faza, me një investim 103.9 milionë euro. Sipas vendimit të qeverisë, buxheti i shtetit do të marrë përsipër të garantojë të ardhurat minimale në 10 vitet e para nëse do të jenë më të ulta se 140 milionë euro.

VENDIMI I PLOTE

Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat, për dhënien me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës (via)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë Mabco Constructions Sa, Yda Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi, 2A Group, sh.p.k., si koncesionari për dhënien me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Resadri Calaj

Add comment