Welcome to Vlora

Zjarri dëmton kabllot e tensionit të ulët, pa energji elektrike Radhima dhe Orikumi

Si pasojë e një zjarri që ra pranë NST Radhimë dolën jashtë pune disa fidera të këtij nënstacioni dhe u dëmtuan disa kabllo të tensionit të ulët.

Rreth orës 14:10, pas shuarjes së vatrës së zjarrit,  punonjësit e OSSH Vlorë morën të gjitha masat dhe rivendosën në punë dy prej fiderave të këtij nënstacioni.

Ndërsa po verifikohet gjendja e fiderit 3  për tu rikthyer në skemën normale të furnizimit me energji. Pa energji ka mbetur zona e Radhimës, Orikumit.

Brigadat e avarisë janë në terren dhe po punojnë për zëvendësimin e kabllove dhe furnizimin sa më shpejt me energji të zonave të prekura nga kjo situatë

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.