Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Dhërmi, ndërsa tymi është përhapur në të gjithë zonën e plazhit
Pushuesit kanë dërguar pamjet në redaksinë tonë.
Raportohet gjithashtu se tymi është përhapur në të gjithë hotelet e zonës dhe me vështirësi duket plazhi. Edhe pse kjo situatë vijon prej disa minutash, ende autoritetet nuk kanë marrë masa për të shuar zjarrin që po dëmton pushimet e mijëra turistëve të huaja dhe vendas në zonën e Dhërmiut.
Shto koment