Welcome to Vlora

Vlorë/Procedohen 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin D. J., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet dhe ka ndërhyrë në të dhënat identifikuese të tij, duke qënë se nga këqyrja fizike e automjetit nuk gjendet numri i shasisë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 36 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në vendin e quajtur “Pylli”, në Dhërmi, në afërsi të furgonit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit A. B., janë gjendur 4 shtetas sirianë, të cilët rezultojnë të kenë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasit: -H. M., 24 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Kanosja”, pasi, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasit A. C., 28 vjeç; F. C., 69 vjeç dhe P. C., 56 vjeç, banues në Selenicë. -N. L., 58 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, pasi është konstatuar duke hedhur inerte, pranë detit, i paautorizuar.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Ç. A., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në një parcelë, në fshatin Penkovë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa bimë të kultivuara, të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohen se janë kultivuar nga 36-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja D. Ç., 62 vjeçe, banuese në Himarë, se e kanë sulmuar dy qentë e 46-vjeçarit dhe si pasojë ka pësuar dëmtime.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.