Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Stacionit të Policisë Selenicë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve, gjatë operacionit policor të koduar “Storm 13”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
– A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, sepse dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë.
Në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve, ka rezultuar se shtetasi A. K. është autori i dyshuar i 2 rasteve të vjedhjes së sendeve të ndyshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë.
Shto koment