Një turist gjerman, rreth 73-vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit. 73-vjeçari është nisur dje rreth orëve të para të mëngjesit nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer.
Sinjalin për humbjen e tij e ka dhënë një banor i Orikumit i cili ka njoftuar policinë.
Ndërkohë që 10 forca policie së bashku me ADZM janë duke shkuar në atë zonë që mendohet se mund të jetë 73-vjeçari nga Gjermania, pasi në rrjetet sociale ai kishte hedhur një foto nga vendi ku kishte qenë para disa orësh.
Shto koment