Welcome to Vlora

Vlorë/Dyshohet se plagosi kolegun e punës, arrestohet punonjësi i OSHEE

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Vlorë gjatë paradites së sotme në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.

Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.