Welcome to Vlora

Vlorë/Besnik të fshatit.E gjithë familja punon në fermë, më i vogli te më i madhi

Familja Hadëraj nga fshati Picar i bashkisë Selenicë merret me blektori prej shumë vitesh dhe në fermë janë angazhuar të gjithë anëtarët ë familjes, nga më i vogli që është vetëm 12 vjeç deri tek më i madhi Mithati 78 vjeç.

Familja Hajdari menaxhon 60 lopë dhe prodhohen rreth 700 litra qumësht çdo ditë. Qumështin e dërgon në spitalin e Vlorës, por dhe biznese të qytetit.

Familja Hadëraj tregon se nuk është e lehtë të çosh përpara një fermë në ditët e sotme, pasi mungojnë shumë elementë. mungon uji i pijshëm, rruga e shtruar deri në fermë.

Edhe nipi i Mithatit, Makejdi që është 27 vjeç ka zgjedhur të punojë në fermë me lopët, ndryshe nga sa bëjnë bashkëmoshatarët e tij, që largohen nga fshati në kërkim të një jete më të mirë.

“Mund të them që jam i vetmi këtu. Dua të ndihmoj prindërit dhe të rri afër tyre”, tha ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.