Welcome to Vlora

Vlorë, arrestohet 34 vjeçari pasi ka përndjekur për disa muaj, një shtetase 28 vjeçe

DVP Vlorë, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, pasi ka përndjekur për disa muaj, një shtetase 28 vjeçe.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 55 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim dy djemtë e tij, shtetasit S. B., 28 vjeç dhe B. B., 22 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, për vendosjen e një mase administrative.

Punohet për kapjen e shtetasve S. B. dhe B. B. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, banues në Delvinë, në ngarkim të shtetases H. Sh., 34 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj, se 34-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.