DVP Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja E. B., banues në Radhimë, Vlorë, se 44-vjeçari e ka ofenduar me fjalë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shto koment