Welcome to Vlora

Turi i ri/ Berisha: Sot në orën 19:00 takojmë demokratët në Vlorë

Turi i ri i liderit historik demokrat, Sali Berisha vazhdon sot në qytetin e Vlorës.

Takimi i radhës do mbahet në orën 19:00 në Pallatin e Kulturës.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim.

“Turi i ri! Sot, në orën 19.00 takojmë demokratët në Pallatin e Kulturës në Vlorë! Ju ftoj të gjithëve të merrni pjesë!” shkruan Berisha.

Këto takime vijnë në kuadër të fushatës për zgjedhjet që do mbahen të dielën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.