Welcome to Vlora

Si ndodhi krimi i rëndë ?

75-vjeçari Xhavit Sinani vrau me armë gjahu bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij Shaqir Sinani për motive që ende nuk dihen.

Autori është ndaluar nga policia, teksa familjarë të tij janë marrë në pyetje dhe janë shprehur të tronditur për ngjarjen. Ata kanë thënë se nuk e dinë se çfarë e ka shtyrë 75-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Fillimisht autori ka vrarë me armë gjahu gruan e tij dhe më pas ka shkuar drejt banesës së vëllait.

Ky i fundit ndodhej në oborr dhe pasi autori i është afruar, e ka qëlluar duke e lënë të vdekur.

Familjarët pas krimit kanë njoftuar policinë, të cilët kanë ndaluar edhe autorin. Dyshohet se 75-vjeçari vuan nga depresioni, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.