Welcome to Vlora

Shqiptarët duan që Plazhi i Potamit të quhet “Sirena Jonada”

Të prekur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Himarë, qytetarët kanë marrë iniciativë që plazhi i Potamit të quhet ‘Sirena Jonada’.

Kjo nismë simbolike ka për qëllim kujtimin e përjetshëm të vogëlushes që iu mor jeta në plazhin e bukur të Jugut. Peticioni ka nisur të marrë formë dhe të firmoset nga qytetarë të ndryshëm.

Në mënyrë që të ndodhë ndryshimi i emrit duhet që të jepet leja nga Bashkia e Himarës. Nëse ndodh ndryshimi i emrit, skulptori autor i veprave të ndryshme, Adrian Pepa, është i gatshëm të bëjë skulturën që do i përkojë emrit të ri të plazhit. PETICIONI “SIRENA JONADA”

Jonada, preku zemrat dhe ndjenjat e mbare-shqiptareve. Le ta perjetesojme, engjellin”, shkruhet në ballinën e peticionit. Deri tani e kanë firmosur mbi 1500 shqiptarë, ky numër pritet të shumëfishohet brenda 24 orëve.

“Përshëndetje bashkëatdhetarë! Nëpërmjet këtij Peticioni popullor, kërkojmë nënshkrimin me firmën dhe emrin e secilit, që të marrim :1) aprovimin dhe mbështetje nga institucioni përkatës, për vendosjen e emrit të plazhit Potam “Sirena Jonada” si dhe

2) vendosjen e nje figure simbol (skulpture) te nje Sirene. Kjo figure do te punohet nga skulptori z. Ardian Pepa, i cili ka shprehur mbeshtetjen e tij në kete projekt, qe nder te tjera ( humanitar, njerezor) eshte gjithashtu dhe mjaft kulturor”, shkruhet në peticion.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.