Welcome to Vlora

Sherri për kalin në 2019, Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot ekzekutuan ‘Arbenin e Çeçesë’!

Shpati Lena dhe Hakim Xhezo janë dy viktimat e atentatit në Vlorë. Emrat e tyre nuk janë të panjohur për policinë pasi kanë qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale.

Më 4 gusht të vitit 2019, u përfshi në një sherr për kalin. Në zonën e Ujit të Ftohtë grupi i Shpati Lenës vrau Arben Beqirajn pasi ky i fundit rrahu punëtorin që kujdesej për kalin e Eduart Xhezos. Shpati Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i afërmi i pronarit të kalit, Eduartit.

Si ndodhi ngjarja në 2019

Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal.

Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke e pyetur se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”. Fill pas kësaj, Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për tu sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezos.

Teksa kanë shkuar për tu sqaruar, janë ulur 3 minuta në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit të tij dhe Nesim Hodaj. Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë ngjarje kriminale si Ariel Kingji, Kristi Dolli dhe Shpati Lena u arrestuan nga policia.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.