Welcome to Vlora

Rama: Nga shtatori kusht që bizneset të kenë depuratorin e ujërave të zeza

Zhvillimi i turizmit në vendin tonë paralelisht me investimet në vepra publike, po ecën edhe me pastrimin e territorit në sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza.

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët vendor tha se, nga shtatori deri në sezonin tjetër veror do të vihet kusht që bizneset të kenë depuratorin e ujërave të zeza.

“Është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza, gjë që në fakt është problem edhe në zona të tjera. E thash dje, në Durrës ne e kemi vendosur sistemin e kanalizimeve sepse nuk kishte kanalizime”, u shpreh Rama, teksa vuri në dukje se, çështja është se strukturat hoteliere, strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza.

Lidhur me këtë çështje kryeministri deklaroi se, kjo do të bëhet kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe me fillimin e viti tjetër, në kuptimin nga shtatori deri në sezonin tjetër dhe të gjithëve do ju bëhet e qartë se pa depuratorin e ujërave të zeza nuk mundet dot të hapin aktivitetin.

“Do të bllokohen si kërcënim mjedisor të gjitha hotelet dhe bizneset”, tha Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.