Welcome to Vlora

Rama : Arben Ahmetaj largohet nga Vlora. Dyshimet janë se ka çuar dosje korrupsioni te Ilir Meta

Sot PS-ja do të bëjë disa ndryshime në kupolen drejtuese në rrethe, por edhe do të caktohen taktikat elektorale për fushatën e zgjedhjeve vendore.

Këtë të martë, në orën 18:00, Edi Rama do të mbledhë kryesinë e Partisë Socialistë për të diskutuar nisjen e sesionit të ri politik, si dhe për t’i gjetur zëvendësuesin e Arben Ahmetaj në qarkun Vlorë.

Në të vertetë, nëse kjo ndodh, pasi e largoi edhe nga zv/kryeministër, atëhere diçka është thyer përfundimisht mes kryeministrit dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mbetet të pritet mbledhja e kryesisë së PS-së për të parë nëse Arben Ahmetaj spostohet nga qarku Vlorë.

Burime të besueshme pranë kryeministrisë tregojnë se dyshimet janë se Arben Ahmetaj çonte dosje nga kryeministria te Presidenti i kohës, Ilir Meta, dosje të cilat ai dhe LSI-ja (sot PL) i publikonin.

Në fakt njihet miqesia e Ahmetajt me Metën, porse nuk duhet të ketë arritur deri aty sa të mbush Ilir Metën me dosje të ministrave të kabinetit Rama, sepse ish-presidenti ka njerëz të tjerë në kryeministri që punojnë për të.

Arben Ahmetaj njihet realisht si një njerëzit më profesionistë që ka PS-ja, ndërkohë opozita ka insistuar se duhet ta marrë nën hetim SPAK-u për dosjen e inceneratorëve./Koha Jone

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.