Welcome to Vlora

Presidenti, Rama tregon pse u përjashtua Fatos Nano

Kryeministri Rama arsyetoi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar se si u shkua të emri i Bajram Begajt për në Presidencë.

Rama tha se kishin përjashtuar emrat politikë, si edhe ata që vinin nga Partia Socialiste, pasi sipas tij, tashmë PS duhet të përfaqësojë të gjithë shqiptarët.

Kryeministri përmendi edhe faktin se Fatos Nano ka qenë kandidat i propozuar, por ai u skualifikua për shkak të arsyetimit të mësipërm.

“Në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën që të jetë parti e të gjithëve. Dhe pavarësisht se si njerëzit votojnë, ata që nuk e votojnë, të mos ndjehen të përjashtuar nga këndvështrimi i PS në jetën publike, institucionale dhe zgjedhjet e zgjidhjet që duhen bërë.

Kështu u fokusuam te drejtimi i tretë, ku grupi kishte vënë në dispozicion të këtij procesi 26 kandidatura”, tha Rama duke shtuar se për emrin e Begajt pati një konsensus të grupit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.