Welcome to Vlora

“Pasha këtë fëmijë…”, zbardhen fjalët e fundit të gruas shtatzënë para se të vritej nga burri

Hamide Magashi është 35-vjeçarja e cila humbi jetën mbrëmjen e sotme në Prishtinë pasi bashkëshorti e vrau para maternitetit.

Dëshmitarët nga vendngjajra kanë raportuar se 35-vjeçarja e cila ishte në muajt e fundit të shtatzënisë u qëllua dy herë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj 31-vjeçar Sokol Halili.

Ky i fundit menjëherë pas ngjarjes së rëndë është arratisur nga vendngjarja.

Duke folur për mediat një dëshmitare ka deklaruar:

Po, më duket se ka qenë shtatzënë sepse ka bërtitur: ‘pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte’.

Ai veç e ka nxjerrë alltinë prej xhepit dhe e ka qëlluar dy herë.
Çifti ishin në proces divorci dhe një debat i ndodhur para maternitetit duket se i ka paraprirë ngjarjes së rëndë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.