Welcome to Vlora

Një tjetër ‘Tirons’ për kreun e bashkisë Vlorë

Tashmë Partia Socialiste ka ndezur motorrët për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në muajin Maj të vitit 2023. Burime të sigurta për (www.welcometovlora.com ) pranë kampit te socialisteve ne Vlore, po perflitet dhe per emrin e kryebashkiakut te ardhshem te Bashkise Vlores. Deri me tani po perflitet per kater emra ,ku ne mesin e tyre eshte dhe nje femer ,por kryesimin aktualisht e mban Etjen Xhafaj . Nje emer mjaft i promovuar aktualisht kohet e fundit nga kampi i te majteve. Por eshte per tu pare gjithcka ,pasi suprizat ne minute te fundit jane pjese e Partise Socialiste .

Po kush eshte Etjen Xhafaj ?

Ka lindur në Vlorë më 6 prill 1982. Pasi kreu studimet e hershme në Vlorë dhe Tiranë, përfundoi shkollën e mesme në Southwestern Academy, CA, USA. Ka përfunduar studimet Bachelor në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci në Schiller International University, në Kampusin e Parisit, Francë, pasi kishte studiuar për dy vjet në Philadelphia PA. Në vitin 2016 përfundoi studimet master për administrim publik në Kennedy School of Government, Harvard University. Pas përfundimit të studimeve universitare filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor dhe më pas drejtues programi me Korporatat Vullnetare të Shërbimeve Financiare, duke ofruar ndihmë teknike në sektorin financiar.

Nga viti 2008 e në vazhdim ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në politikë në Shqipëri dhe në rajon. Nga viti 2013 dhe në vazhdim punoi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, fillimisht si këshilltar (shtator 2013) dhe më pas si drejtor kabineti (dhjetor 2013 deri në qershor 2015). Në vitin 2015 punoi si studiues në Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar, Kennedy School of Government, Universiteti i Harvardit. Pas përfundimit të programit u kthye në Shqipëri për të punuar si drejtor kabineti në Ministrinë e Financave deri në qershor të vitit 2017. Ka mbajtur postin e zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme (tetor 2017 – shtator 2020). Nga shtatori i vitit 2020 ka mbajtur detyrën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë deri në shtator 2021 kur mori mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqiërisë.

Gjatë viteve ai ka qenë i përfshirë në disa studime dhe projekte kërkimore, duke punuar me institute dhe organizata të ndryshme, si dhe ka përkthyer disa tekste, studime dhe materiale kërkimore. Ka qenë përkthyesi zyrtar për të dhënat e Zyrës së Jashtme Britanike për Shqipërinë që nga pavarësia e saj dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore, “Shqipëria dhe shqiptarët në dokumentet zyrtare britanike” botuar nga TOENA. Ka përgatitur dhe publikuar së bashku me Institutin AGENDA dhe Qendrën Ndërkombëtare Olof Palme studimin: “Analiza SWOT për zhvillimin e qëndrueshëm të Vlorës”. Ka përkthyer dhe redaktuar “Teksti kanonik i kërkimit në medie” për Institutin Shqiptar të Medies. Gjithashtu, ka përkthyer tekste ligjore dhe studime për një sërë institucionesh publike dhe private, kombëtare dhe të huaja, si OSBE-ja, Banka Botërore, FMN-ja etj.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.