Welcome to Vlora

Nëna e Gert Shehut: Djali ka 5 vjet që mjekohet, s’është agjent krimesh

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu, që sulmoi fizikisht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së sotme të opozitës tha se djali i saj vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në një prononcim për mediet, Kaçaçi i bëri thirrje politikanëve që të mos e shfrytëzojnë këtë ngjarje si politike.

Kaçaçi u shpreh se djali i saj nuk është simpatizant i asnjë partie politike dhe i kërkoi ndjesë Sali Berishës për aktin e kryer nga i biri.

“Fatkeqësia e djalit tim nuk dua që të shfrytëzohet nga policia. Punonte si motorist, shpërndante pica. Nuk ka as shokë, as shoqe që merret me këto. Absolutisht nuk është përdorur. Problemet e tij ai i ka pasur të ndryshme. Absolutisht nuk kishte ndonjë simpati politike. As për të votuar nuk shkon. Unë nuk e di pse ka shkuar sot në protestë. I kërkoj ndjesë atij që i gjuajti, Berishës. Nuk dua që një parti politike të merret me hallet e tij. Më vjen shumë keq që merren me fatkeqësitë”, theksoi Kaçaçi.

Në protestën e sotme, 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kryetarin e PD-së, ndërsa më pas u arrestua nga policia. 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.