Welcome to Vlora

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet vlonjati i dënuar me 2 vite burg

Një 50 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës.

Mësohet se shtetasi Albert Brahimaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.