Banorët e lagjes ‘Lirim’ në Vlorë kanë ujë të pijshëm vetëm dy orë në ditë, ndonëse u në fushata elektorale u është premtuar për 24 orë ujë në ditë. Ata shprehen se edhe kur uji vjen në çezmat e banesave, ai është i ndotur nga ujërat e zeza.
Qytetarëve të Vlorës, gjatë fushatave elektorale, u është premtuar se do të kenë ujë të pijshëm 24 orë. Por, pas zgjedhjeve, premtimet harrohen nga pushtetarët por jo nga qytetarët. Nga një vëzhgim i bërë në lagjen ‘Lirim’, e cila ndodhet shumë pranë bashkisë, rezulton se ka vetëm dy orë në ditë ujë të pijshëm.
Në këto kushte, ujin e pijshëm e blejnë, pasi sipas banorëve, ai që shkon në çezma është i ndotur.
Situata është e tillë prej 20 vitesh, askush nuk u ka dhënë zgjidhje banorëve, teksa ata tregojnë sfidën që u duhet për të siguruar ujë.
Një tjetër shqetësim është mungesa e kanalizimeve të ujërave të zeza, të cilat kthehen në problem sa herë ka reshje shiu.
Shto koment