Ndërtimet pa leje janë të shumtë në vendin tonë, ndërsa pjesa më e madhe janë të deputetëve dhe të oligarkëve.
Mirëpo ndërtesat pa leje të këtyre shtresave janë të paprekshme nga policia, pasi kjo e fundit ka vendosur të frikësojë popullin e thjeshtë kur i kap me shtesa pa leje në shtëpinë e tyre me kushte bazike.
E piketuara e Policisë së Shtetit së fundmi ka qenë Lefkotheia Karasa, e moshuara e cila banon në fshatin Nartë të Vlorës.
Gruaja u arrestua me forcë dhe u dërgua në mënyrë të dhunshme në polici pasi u kap me ndërtim pa leje të një kuzhine në oborrin e shtëpisë së saj.
81-vjeçarja e cila jeton vetëm, shprehet se ka frikë të dalë nga banesa se mos e sulmojnë, ndërsa deklaron për mediat se policia e ka marrë me forcë dhe e ka dërguar në komisariat.
‘Ndërtova shtëpinë, as dy vjet nuk i ka mbushur. Erdhi policia më mori me forcë, ika atje. Nuk mbaj edhe mend e shkreta. Unë jetoj vetëm, kam një vajzë dhe djalë. Kam frikë se vetëm jam. Nuk flas fare me komshinjtë, më ka bërë të 500-ta mua. Jam e frikësuar, trembem. Me vjen kunata, motra e burrit. Natën mezi më zë gjumi mua. Mbyll derën. Një police që ishte përpara, më tha mua, hajde hajde tani ma tha.’- u shpreh ajo.
E moshuara shtoi se ndërtimi nuk është kotec pulash siç u raportua më herët por një kuzhinë.
Shto koment