Welcome to Vlora

Ndahet papritur nga jeta juristi i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika mesazh të ndjerë: Ike larg Petro, zemra të tradhtoi

Petro Thanasko, jurist i Bashkisë së Vlorës për gati dy dekada, është ndarë papritur nga jeta mbrëmjen e djeshme. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 42 vjeçare, pas një arresti kardiak, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja dhe miqtë.

Të shumë janë zyrtarët vlonjatë që kanë punuar me Thanaskon dhe prej mbrëmjes së djeshme kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale. Mes tyre dhe ish-kryebashkiaku socialist i Vlorë, Shpëtim Gjika, i cili e ka pritur Petro Thanaskon në zyrat e Bashkisë në vitin 2004.

“Ike Petro, ike lart dhe larg! Të tradhetoi zemra, pikerisht ajo zemër qe ti e kishe aq te madhe dhe kishte vend për të gjithë! Kurrë nuk do mundem të shpreh me fjalë sa mirënjohës dhe falenderues do jem gjithe jetën time për ty, si një nga bashkëpunëtorët e mi të afërt”, shkruan ndër të tjera Shpëtim Gjika.

Mesazhi i Shpëtim Gjikës, ish-kryebashkiak i Vlorës

Lamtumirë o Njeriu i Mirë Petro Thanasko! E kam shumë të vështirë, pothuajse të pamundur t’a besoj që Ti ike Miku im i çmuar! Ike ashtu qetësisht, a thua nuk doje të bezdisje e shqetësoje askënd! Por, na ke lënduar Petro, shumë na ke helmuar! Copë na e theve shpirtin dhe zemrën!

Erdhe në 2004 djalë i ri në Bashki, as 24 vjeç! Të desha dhe të deshën qysh ditën e parë të punës, sepse Ti ishe shembull i njeriut të ndershëm, i ditur, i thjeshtë, korrekt, i mençur, i qeshur, i gjendur dhe i shoqërueshëm, i palodhur dhe fjalëpak, i edukuar qytetarisht dhe familjar shembullor!

Juristi Petro Thanasko

Ike Petro, ike lart dhe larg! Të tradhetoi zemra, pikerisht ajo zemër qe ti e kishe aq te madhe dhe kishte vend për të gjithë!

Kurrë nuk do mundem të shpreh me fjalë sa mirënjohës dhe falenderues do jem gjithe jetën time për ty, si një nga bashkëpunëtorët e mi të afërt!

Do të mbaj në mendje dhe në zemër ashtu siç të njoha qysh ditën e parë atë 12 Maj 2004, i qeshur, i urtë, buzagaz e i papërtuar, energjik dhe gjithë dëshirë për punën, jetën dhe familjen! Lamtumirë miku dhe shoku im i mirë Petro! Pushofsh në paqe o Njeri i Mire!

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.