Welcome to Vlora

U merrte qytetarëve 2500 euro për ‘punësim’, shpallet në kërkim Joana Boçaj

Pas transmetimit të një rasti në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vënde pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Iu merrte 2500 euro qytetarëve për ‘punësim’ në shtet, shpallet në kërkim Joana Boçaj

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Joana Bocaj, e cila mashtronte qytetarë, duke iu premtuar punësim në insitucione shtetërore.

Boçaj kishte krijuar profilin e saj si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë. Emisioni STOP publikoi dje një videot ku Joana shihej në makinë duke numëruar 2500 euro të marra për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.

Madje mashtrimi i Joanës ka shkuar deri aty sa ajo kishte sajuar edhe një dokument fals emërimi për një zonjë në pozicionin e shefes së financës në Spitalin Memorial të Fierit.

Emisioni “Stop” iu drejtua me një kërkesë për informacion Drejtorisë Qëndrore të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, institucion që hodhi poshtë këtë emërim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.