Welcome to Vlora

Mbytja e gomones me emigrantë në Kanalin Anglez, reagon sekretarja Suella Braverman

‘Ngjarje shqetësuese’ e ka cilësuar Sekretarja e Brendshme britanike incidentin e mbytjes së gomones me dhjetëra emigrantë në Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në një reagim në Twitter, Braverman shkruan se autoritetet po merren me operacionin dhe zbardhjen e ngjarjes.

“Jam në dijeni të një incidenti shqetësues në Kanal këtë mëngjes dhe jam duke u përditësuar vazhdimisht, ndërkohë që agjencitë po përgjigjen dhe përcaktojnë rrethanat e plota. Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë ata që janë përfshirë”- shkroi Braverman.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, ku një gomone e vogël me emigrantë u mbyt në brigjet e Kentit dhe dyshohet për disa viktima. Dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze janë aktualisht duke operuar për shpëtimin e personave që ndodheshin në mjetin lundrues. Dyshohet se rreth 45 persona ndodheshin në varkë, por ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.