Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për 37 vjecarin Vitrin Çobaj, i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ngacmuar seksualisht me dhunë një familje në fshatin Brataj të bashkisë së Selenices.
Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjyqtare Viola Canaj dhe prokuror Erida Visoci. Gjykata vlërsoi të ligjshëm ndalimin dhe i dha arrest në burg. Dyshimet për të ishin për 4 vepra penale. Heqje e paligjshme e lirisë, Mardhënie seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç, Vjedhje me dhunë dhe Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë. Avokat i çështjes ka qenë Durim Bajrami.
Shto koment