Welcome to Vlora

Ku gaboi Arben Ahmetaj? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur se zëvendësimi i Arben Ahmetaj me Blendi Klosin si drejtues qarku politik i Vlorës ishte një vendim që u mor për të riorganizuar, sipas tij, skuadrën që do të punojë për zgjedhjet vendore.

Pyetje: A paralajmëron hetim të Arben Ahmetaj për inceneratorët apo një shpallje në nongrata?

Edi Rama: “Këto janë ato përrallat, ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke përkuar pas çdo vendimi dhe hapi qëllime që nuk ekzistojnë.

Kjo është diçka që nuk do ndodhte 10 vite më parë, por ndodh kudo dhe në botë, në emër të lirisë së medias jepet e drejta për të spekuluar deri në ekstrem dhe për kërdisur popullin me lloj-lloj shpifjesh e gënjeshtrash, që vijnë nga qëllimi për të shpifur e për të bërë lajme, zoti i paftë të gjithë dhe u kujdestë për të gjitha, e vërteta e ka të vështirë të çajë në këto botë, njerëzit që i qëndrojnë besnik të vërtetat të tyre e kanë të vështirë të jetojnë lehtësisht.

Ne jemi në të drejtën tonë të bëjmë ndryshime, i kemi bërë gjithmonë njerëzit janë aty lëvizin, E drejta juaj, kush jam unë në fund të fundit.”

Pyetje: Është figurë e rëndësishme në PS, ku gaboi?

Edi Rama: Se si organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës jo e tifozëve dhe spektatorëve/ Pse duhet të jetë bërë diçka që të lëvizë nga një pozicion, do të bëjmë edhe të tjera. Do të shikojmë sipas nevojës së kësaj ndeshje, bëhet për zgjedhjet vendore ky largim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.