Welcome to Vlora

Kokainë dhe ketaminë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë E.H., 31 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë si dhe L. H., 24 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit më të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar ketaminë.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. H., 31 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

-L. H., 24 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit më të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar ketaminë.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe të Narkotikëve në DVP Vlorë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 23 vjeç, pasi në fshatin “Dhërmi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe ekstazi.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.