31-vjeçari Ermal Kasa ka dhënë dëshminë në polici pasi në orët e para të së hënës në automjetin e tij ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ndërsa Kasa është shprehur se konflikte me persona të tjerë nuk ka. Në vitin 2013 ai është arrestuar bashkë me Hysni Hoxhën në Itali pasi u kap me 900 kg kanabis, raporton Abc News.
31-vjeçari është nga Elbasani por ka treguar se prej disa kohësh jeton në qytetin bregdetar për shkak të punës si ekonomist në një lokal. Ngjarja ndodhi orët e para të së hënës, rreth orës 03:00 të mëngjesit ndërsa si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se automjeti është dëmtuar në pjesën e parme. Nuk dihen motivet e autorit/ve, ndërsa policia po heton për zbardhjen e rrethanave.
Shto koment