Welcome to Vlora

I shpallur në kërkim, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë, iu gjet në banesë mbi 200 kg kanabis

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte i shpallur në kërkim për prodhim të kanabisit në bashkëpunim.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi F. K., 46 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç. 21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti.

Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.

Njoftimi i policisë së Vlorës:

Vijon operacioni policor i koduar “Çairet”.

Lokalizohet dhe vihet në pranga i kërkuari për prodhimin në bashkëpunim, të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.

Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-F. K., 46 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç. 21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti.

Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.