Welcome to Vlora

Gazetari përplaset me deputetin e zonës, Ruci: Nuk jam i shitur

Paraqitja e problematikave mesa duket shqetëson edhe të zgjedhurit me mandatin e deputetit .Në këtë rast deputeti i Vlorës z.Vullnet Sinaj ka replikuar me gazetarin e terrenit Edi Ruci për situatën e infrastruktures së fshatrave të Vlorës ,ku gazetari i është përgjigjur publikisht

Gazetari Edi Ruci

Një ditë më parë, unë si gazetar I terrenit, kam realizuar një lajm, për rrugën e amortizuar të fshatit Armen. Lajmi në fjalë i bazuar në pamjet filmike, në konstatimet në terren për problemin e rrugës, sigurisht edhe bazuar në fjalët e banorëve të zonës.

Lajmi duket nuk i ka pëlqyer deputetit të zonës, zotit Vullnet Sinaj, i cili kritikën kundrejt lajmit, e ka shprehur me një koment, akuzë kundrejt meje. Në lidhje me komentin në fjalë, për të sqaruar të gjithë ata që e kanë parë, do të thosha disa fjalë:

1- Nuk e di për kë pronar mediash e keni fjalën, pasi me sa konstatoj keni ngatëruar televizion, por unë nuk marr asnjë komandë për lajmet që bëj. Janë lajme të bazuara në ankesat e banorëve personalisht, ndërsa pamjet filmike mendoj nuk kanë nevojë për koment .Përgjegjësia e lajmeve është vetëm e imja, dhe askush nuk me këshillon apo detyron të bëj dicka jashtë parimeve të mia.

2- Armeni nuk është fshati I parë që unë kam shkuar, kam investiguar, apo relizuar kronika lajmesh. Kam qënë në shumë fshatra të tjera të bashkisë Selenicë, me të njëjtat problematika, mund të përmend Velcën, Gorrishtin, Sevasterin, Mavrovën apo Karbunarën.

3- Për rrugën e Selenicës që ju përmendët, dy vite më parë kam qënë edhe unë aty, duke pasqyruar ankesat e banorëve të zonës, protestat e tyre dhe më pas rruga u bë. Nëse nuk do të ishte media active në transmetimin e lajmit, rruga edhe sot nuk do të ishte bërë dhe për këtë e dinë fare mirë vetë banorët e zonës.

Mendoj se një deputet i mirë i pranon kritikat. Një përfaqësues i mirë i popullit, kritikat i merr si shembull për të bërë një punë më të mirë. Sa për lajmet, të siguroj që do të vazhdoj në cdo fshat, lagje, të bashkisë Vlorë, Himarë por edhe Selenicë. Jo vetëm tani, por në cdo kohë sa të punoj në gazetari. Kam respekt për punën tuaj, atë cfarë përfaqësoni, por komente të tilla me gjithë respektin janë të shëmtuara, të vijnë nga dikush si ju !

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.