Welcome to Vlora

Flet për herë të parë Tase : Ja cfarë thotë

Efektivi i policisë së shtetit, Arjan Tase i cili u la në burg për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit, ka thyer heshtjen në lidhje me tragjedinë e tre ditëve më parë.

Tase pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e vogëlushes. Më tej ai i ka kërkuar falje strukturave të Policisë së Shtetit, pranë të cilave shërben prej vitesh.“Ngushëllime familjarëve, u kërkoj falje policisë së shtetit”-mësohet të jetë shprehur Tase. Më tej ai nuk e ka kundërshtuar vendimin e marrë sot.

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën “arrest me burg” për policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit 7-vjeçares, Jonada Avdia.Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që polici që vrau me skaf 7-vjeçaren të hetohet me akuzën për veprën penale vrasje me dashje, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata.

Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet, sipas Nenit 76 në Kodin Penal.

Në këtë mënyrë Prokuroria e Vlorës kundërshton qëndrimin e AMP-së, e cila kategorizoi dje ngjarjen në Himarë si “vrasje nga pakujdesia”.Masa e sigurisë ndaj Arjan Tase u zhvilluar ditën e sotme ora 11:30 në gjykatën e Vlorës. Seanca drejtohet nga gjyqtare Viola Canaj, ndërsa prokurore Eranda Laze.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.