Welcome to Vlora

Fillim nëntori por në Vlorë vazhdon plazhi, qytetari: Klima dhe ambienti më të mira se në Athinë

Kalendari tregon ditët e fundit të muajit tetor, por Vlora ashtu si edhe pjesë më e madhe e vendit po përballlet me temperatura të pazakonta për këtë pjesë të vitit pasi dielli ende ndriçon i fortë dhe tërheq ende pushues edhe pse më të pakët në numër në krahasim me muajt e verës drejt bregut të detit.

Dhjetëra pushues mund të shihen duke marrë rrezet e diellit të cilat nuk dihet se sa do të zgjasin dhe duke pushuar në rërën e plazhit të Vlorës. Pushuesit edhe pse jo të gjithë banorë të zonës tregojnë se vijnë shpesh në Vlorë dhe se moti është shumë i përshtatshëm për të pushuar.

“Unë jam gjysëm vlonjat e gjysëm fierak, por jetoj në Athinë. Mendojmë që kohën më të madhe, pranverën, verën, vjeshtën t’i kalojmë këtej sepse klima dhe ambienti janë më të mira dhe më të përshtatshme se në Athinë”, u shpreh një nga pushuesit në plazhin e Vlorës në këtë fund tetori

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.