Welcome to Vlora

Engjëllush Avdulaj, realizon hapjen e arsimit të mesëm në paraburgim për herë të parë.

Për herë të parë ,në paraburgimin e Vlorës do të jetë e mundur kryerja e shkollës nga ana e të paraburgosurve për këdo që nuk ka realizuar jo vetëm arsimin 9 vjeçar por edhe atë të mesëm .Një inisiativë disa vjeçare e kreut të Paraburgimit ,Ëngjëllush Avdulaj i cili në është konkluduar me realizimin e saj me sukses .

Në një postim të tij ,Avdulaj shprehet se ,në bazë të marrveshjes mes Ministrisë se Drejtësisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve për arsimimin e të burgosurve dhe të të paraburgosurve në sistemin peniticiar, për here të parë, mbas një pune dhe përpjekjesh të vazhdueshme për një periudhë te gjate, të bërë nga ana jonë, në bashkëpunim te ngushtë me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Vlorë-Himarë u bë e mundur dhe realitet,  hapja dhe fillimi i arsimit te mesëm për të paraburgosurit në institucionin tonë. Ai shton se “Janë marë të gjitha masat nga ana jonë dhe po vazhdon normalisht zhvillimi i arsimit 9-Vjeçar, kurseve profesionale me afat 4- mujorë dhe së fundmi dhe të  atij të arsimit të mesëm.”

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.