Welcome to Vlora

Emrat+foto/ Kush janë babë e bir që u gjendën të pajetë në Malësinë e Madhe

Pas më shumë se 16 orësh kërkime, polumbarët e forcave speciale të RENEA-s gjetën të pajetë dy anëtrët e familjes Rushaj, makina e të cilëve u rrëmbye nga rrjedha e fortë e përroit të Thatë në Malësi të Madhe.

50-vjeçari, Pjetër Rushaj dhe djali i tij, Jasoni, e patën të pamundur të shpëtonin pasi makina u fundos në ujë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel pasditen e të dielës. Rushaj, i cili ndodhej në makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij, tentoi të kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Por gjatë tentativës, automjeti u rrëmbye nga rrjedha e madhe e ujit.

Në momentin e ngjarjes, vajza arriti të dilte dhe të shpëtonte pasi u ndihmua nga një banor i zonës. ndërkohë babë e bir nuk ia dolën dot.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.