Welcome to Vlora

E rëndë! Një burrë gjendet i mbytur në një përrua, ja çfarë dyshohet

Një burrë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Elbasan. Mësohet se në fshatin Pashtresh, Gjinar banorët e zonës kanë gjetur në një përrua një burrë me iniciale L.B 59-vjeç.

Ka dyshime se 59-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht në përrua dhe më pas është mbytur.

Elbasan/Informacion paraprak Më datë 12.12.2022, në fshatin Pashtresh, Gjinar, në një përrua, është gjetur nga banorët e zonës, i pajetë, shtetasi L. B., 59 vjeç, banues në fshatin Gjinar, Elbasan. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.